Këtë fundjavë ka filluar largimi i emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Sipas policisë kufitare shqiptare, vetëm gjatë kësaj fundjave kanë kaluar kufirin dalës në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë rreth 8 mijë persona.
Vetëm gjatë të shtunës, kanë kaluar në anën tjetër të kufirit 4 500 persona. Fluks i madh personash është shënuar edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Për të përballuar fluksin e madh dalës, në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, policia shqiptar po punon me 4 sportele në dalje dhe 3 në hyrje.