
BERAT- Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Berat. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai po ndërtonte një hotel pa leje. Objekti trekatësh po ndërtohej në lagjen “Barrikadë”. I arrestuari është identifikuar me incialet A. G. Ai akuzohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në lagjen “Barrikadë”, kanë kryer kontrolle në këtë zonë. Gjatë kontrolleve u konstatua se shtetasi A. G. kishte ndërtuar pa leje, një objekt trekatësh, të destinuar si hotel.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 30 vjeç, banues në Berat. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm,” thuhet në njoftimin e policisë.