JiL.al - Jeto i Lumtur

Po punonin në ndërtim, bien nga kati i 3-të i pallatit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy shqiptarë janë plagosur rëndë teksa ishin duke punuar në ndërtim në Maltë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur  mëngjesin e sotëm, në Triq Sir Luigi Preziosi, ku çatia e ndërtesës ku ata po punonin u shemb. “Times of Malta” raporton s e dy shqiptarët po punonin në një pronë fqinje, e cila është në ndërtim e sipër, kur u hodhën në çatinë e pronës ngjitur.

Por çatia u rrëzua dhe gjithashtu u rrëzuan tavanet e dy kateve poshtë tyre. Për pasojë, punëtorët përfunduan në katin e parë mbi rrënoja. Policia tha se punëtorëve, të moshës 26 dhe 32, iu dha ndihma e parë nga një ekip mjekësor dhe oficerë nga Departamenti i Mbrojtjes Civile.

Pak ditë më parë, një burrë shqiptar humbi jetën po në Maltë dhe mbeti i plagosur dhëndri i tij. Bari Balla, 51-vjeç humbi jetën më 20 prill në Sliema.

Scroll to Top