Po punonin për të çuar energjinë elektrike në një qendër votimi në Rrëshen, humb jetën elektriçisti, plagosen dy të tjerë

Jil
Jil
1 Min Read

RRËSHEN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një elektriçist ka humbur jetën teksa po çonte energjinë elektrike në një qendër votimi në Kodër Rrëshen.

Viktima është identifikuar si shtetasi Emiljano Bunga. Nga incidenti raportohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy elektriçistë të tjerë. Ata ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al