
Një tjetër minator për pak sa nuk ka humbur jetën, teksa ishte në detyrë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, ku ndodhen galeri kromi, ndërsa i plagosur në këmbë ka mbetur gjatë punës 40-vjeçari I.D.
Policia vendore konfirmoi sot (30 maj ngjarjen e ndodhur dhe nisjen e hetimeve të rastit për kushtet e sigurisë në punë, rrethanat dhe shkaqet.
Në një subjekt minerar në Martanesh, I. D., 40 vjeç, banues në Martanesh, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë gjatë punës. 40-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia vendore.
Në pyetje po merren drejtuesit e subjektit dhe përgjegjësit teknikë, ndërsa hetimet e rastit i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme hetimore.