
Britania e Madhe pritet të nisë një “luftë” të hapur kundër emigracionit të paligjshëm.
Ministrja e brendshme Shabana Mahmood u zotua se do të bëjë gjithçka duhet për të siguruar kufirin e vendit, teksa shtoi se emigrantët po talën me ligjet dhe bujarinë që u është ofruar.
Qeveria e kryeministrit Keir Starmer përballet me presion në rritje për të ndaluar gomonet që transportojnë azilkërkues drejt Britanisë.