Polici hero shpëton 3 të plagosurit nga aksidenti në Fier, i akordohet certifikata e lartë

Jil
Jil
2 Min Read

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka akorduar Certifikatën për Shërbime të Dalluara inspektorit të Policisë Rrugore, Klajdi Mustaj, për veprimin e tij të shpejtë dhe heroik në ndihmën e tre qytetarëve të plagosur pas një aksidenti në rrugën Levan-Fier.

Polici hero shpëton 3 të plagosurit nga aksidenti në Fier, i

Në një reagim zyrtar, Proda theksoi se “Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne. Guximi, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë i punonjësit tonë në shpëtimin e tre bashkëqytetarëve është shembull frymëzues për të gjithë trupën policore. I shpreh mirënjohjen time dhe të gjithë Policisë së Shtetit për këtë akt human e profesional. Faleminderit për guximin dhe zemrën e madhe që tregove në shërbim të qytetarëve”.

Ngjarja ndodhi kur një makinë u përplas me një pishë anës rrugës, u përmbys dhe shpërtheu në flakë. Pa pritur mbërritjen e shërbimeve zjarrfikëse, inspektori Mustaj ndërhyri menjëherë dhe arriti të nxjerrë të plagosurit nga makina në flakë, duke shmangur një tragjedi të madhe.

Klajdi Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit që nga shkurti i vitit 2024, pasi përfundoi Kolegjin Profesional për Patrullë të Përgjithshme. Veprimi i tij është shembull i qartë i përkushtimit dhe gatishmërisë së policisë në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania