JiL.al - Jeto i Lumtur

Dy vëllezërit në Elbasan, bazë armësh në shtëpi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë vëllain e tij pasi në banesat e tyre u gjet një sasi e konsiderueshme armësh.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 1 kallashnikov me 2 karikatorë me 80 fishekë, 1 armë gjahu gjysmë automatike, 1 pushkë, 2 pushkë pneumatike, 1 armë pneumatike me dylbi të montuar, 1 palë dylbi dhe 1 thikë e kombinuar me përforcues grushti.

“Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Gjergjan, në banesat e shtetasve A. M., 65 vjeç dhe B. M., 57 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me 80 fishekë; 1 armë gjahu gjysmë automatike; 1 ⁠armë zjarri pushkë (trofe); 2 pushkë pneumatike; 1 armë pneumatike me dylbi të montuar; 1 palë dylbi; 1 mjet prerës (thikë) i kombinuar me përforcues grushti. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasi B. M., 57 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai i tij, shtetasi A. M., 65 vjeç”,

 njoftoi policia.

tvklan.al

Scroll to Top