JiL.al - Jeto i Lumtur

 Si u ekzekutua Eraldo Novruzi nga shoku i tij në Dhërmi?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Recepsionisti Eraldo Nevruzi, 31 vjeç, është ekzekutuar në brendësi të një dhome në hotelin Greccia. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është identifikuar nga policia e Vlorës si 43-vjeçari Gerald Shehu.

Të dy personat kanë qenë në brendësi të hotelit “Greccia” në Dhërmi kur dyshohet se janë konfliktuar. Gerald Shehu ka nxjerr armën dhe dyshohet se e ka goditur me një plumb në kokë. Më pas e ka mbështjellë trupin me çarçaf dhe e ka futur në brendësi të makinës së tij.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit. 43-vjeçari më pas është larguar me automjetin tip Audi A8 në drejtim të Greqisë me targa angleze. Autori ka hedhur trupin e viktimës diku përgjatë itinerarit në drejtim të Greqisë dhe më pas është futur në territorin grek.

Policia ka marrë informacione nëpërmjet sistemit TIMS për lëvizjen e 43-vjeçarit dhe ka nisur kërkimet falë edhe bashkëpunimit më shtetin grek.

Pas disa orëve nga ngjarja në fjalë është arrestuar në aeroportin e Korfuzit 43-vjeçari Shehu teksa kishte prerë biletat për të ikur në drejtim të Anglisë.

Automjeti i autorit është gjetur në lagjen nr. 4 Sarandë. Pas arrestimit për autorin po punohet për ekstradimin e tij. Pistat të cilat dyshohet se ka ndodhur ngjarja në fjalë janë konflikt i çastit si dhe prishje e pazareve të drogës.

Viktima dhe autori kishin njohje në Angli ku dyshohet se mund të jenë përfshirë në botën e krimit. 31-vjeçari Eraldo Nevruzi kishte një javë që kishte filluar punë në hotelin në fjalë.

Recepsionistja, e cila ndërroi turnin me të një ditë më parë, Paola Spahiu thotë se ishte djalë i lëvizshëm teksa nuk di asgjë rreth ngjarjes.

Sipas saj, një javë më parë Eraldo Nevruzi ka kërkuar punë duke filluar normalisht teksa nuk di çfarë lidhje ka patur me pronarin e hotelit.

Policia e Vlorës ka vazhduar përgjatë gjithë kohës kërkimet në zonën e Dhërmiut dhe Vunoit, por edhe përgjatë fshatrave të bregdetit. Gerald Shehu ishte dhëndri i pronarit të hotelit bashkëpronar në njësinë e biznesit. Në automjetin e autorit nuk është gjendur arma e zjarrit.

Scroll to Top