U kap në flagrancë duke shitur kanabis, e pëson keq i riu 

Editor
2 Min Read

Një  30-vjeçar ëshhtë vënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi u kap në flagrancë duke shitur kanabis. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet L. Sh.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijon megaoperacioni kombëtar antidrogë “Tempulli 3”. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 30-vjeçar që shiste lëndë narkotike. 30-vjeçari tentoi të largohej me vrap kur pa punonjësit e Policisë. Sekuestrohet një sasi kanabis që 30-vjeçari do ta shiste në zonën e Nishtullës, Durrës. Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas në lagjen nr.7 në Durrës, shiste lëndë narkotike, organizuan punën dhe falë veprimeve operacionale kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin:

L. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas kur konstatoi punonjësit e Policisë tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap dhe prangos nga forcat Shqiponja. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *