Policia arreston 7 qytetarë, disa deputetë në hetim

Editor
1 Min Read

TIRANË- Policia e Tiranës ka shoqëruar 7 qytetarë të cilët morën pjesë në protestën e opoztës mbrëmjen e djeshme, duke bolluar për rreth 3 orë akset kryesore në kryeqytet. Ndërkohë mësohet se disa deputetë të opozitës, organizues të protestës, janë në hetim në gjendje të lirë.

Protesta u shoqërua me tensione mes policisë, qytetarëve dhe deputetëve pjesëmarrës, teksa nuk kanë munguar incidentet. Deputeti Flamur Noka u përfshi në një moment tensioni duke goditur një nga efektivët. Ndërkohë në zonën e Pallatit me Shigjeta, deputeti Agron Gjekmarkaj u rrëzua në tokë dhe u transportua në spital.

Pak orë para protestës, policia bëri u bëri thirrje qytetarëve që të mos bllokojnë rrugët pasi është vepër penale. Ndërkohë, pas kaosit të shkaktuar me trafikun ku automjetet mbetën të bllokuara për disa orë, policia ka filluar shoqërimet e qytetarëve menjëherë pas protestës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *