
Policia e qytetit të Yonkers-it në Nju Jorkut ka arrestuar disa persona për hedhjen e paligjshme të mbeturinave, mes tyre edhe një shtetas shqiptar, i cili rezulton të ketë qenë i përfshirë në mbi 10 raste të ndryshme ndotjeje.
Fjala eshte për shqiptarin Xhevahir Kalaja, i cili u kap duke hedhur goma të përdorura makinash dhe mbeturina të tjera nga biznesi i tij në një zonë të pyllëzuar brenda parkut Scotti Park.