Policia arreston të plagosurin në Shkodër. Ja arsyeja

Editor
1 Min Read

Një 24-vjeçar me iniciale A.B. është vënë në pranga për veprën penale “moskallëzimi i krimit” pasi nuk ka dhënë deklarim të plotë në Polici në lidhje me rrethanat e plagosjes së tij me armë zjarri në këmbë ditën e djeshme në Shkodër.

“Ky shtetas gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes nuk dha deklarime të plota në lidhje me rrethanat dhe autorin e plagosjes së tij në këmbë me armë zjarri”, njofton policia.

Në vijim të veprimeve, Policia ka shpallur në kërkim 22-vjeçarin me iniciale E. Sh., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, i cili dyshohet se ka plagosur nga pakujdesia shokun e tij, 24-vjeçarin me iniciale A. B.

“Vijon puna për kapjen e 22-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *