JiL.al - Jeto i Lumtur

Policia flet zyrtarisht mbi aksidentin e të riut Amarildo Pajtoni

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Shtetit reagoi sot zyrtarisht mbi vdekjen e 27 vjeçarit Amarildo Pajtoni pas një aksidenti të afro tre javëve më parë. Ajo thotë se ngjarja erdhi pasi motori goditi nga pas një makinë dhe shton se për burrin nga Kosova nisi një hetim penal në gjendje të lirë.

Në një informacion sqarues, policia e rajonit Durrës tha sot aksidenti rrugor ka ndodhur rreth orës 10:15, të datës 26 qershor 2024, në autostradën “Kavajë-Rrogozhinë”.

Motomjeti me drejtues Amarildo Pajtoni, 27 vjeç, banues në Tiranë, ka goditur nga mbrapa a utomjetin me drejtues shtetasin kosovar J. S., 38 vjeç.

Për pasojë mbeti i dëmtuar 27-vjeçari, i cili u transportua në Spitalin e Traumës.

Në lidhje me këtë rast janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

Në përfundim të këtyre veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Nga kryerja e testit të alkoolit, 38-vjeçari rezultoi 0.00 mg/l.

Dyshohet se për shkak të dëmtimeve nga ky aksident, ditën e djeshme, Amarildo Pajtoni, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Scroll to Top