Zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë në Tiranë. Policia hidhet në aksion

Editor
2 Min Read

hurmë në Tiranë: Policia nis aksionin për ndalimin e ndotjes akustike, masa të rrepta për lokalet që shpërfillin ligjin

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur një aksion të gjerë për të monitoruar dhe kontrolluar nivelin e zhurmës në qytet, me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe garantimin e qetësisë publike.

Në kuadër të këtij aksioni, komisariatet e Tiranës kanë nisur matjet intensive të zhurmës, kryesisht në lokalet dhe ambiente që shpesh prodhojnë muzikë me volum të lartë.

Ky plan masash është marrë nga Policia e Tiranës pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarët për tejkalimin e normave të lejuara të zhurmës, veçanërisht në zonat e banuara dhe gjatë natës.

Matjet po kryhen me pajisje të certifikuara, në përputhje me standardet ligjore dhe teknike të kontrollit të ndotjes akustike.

Subjektet që shkelin normat e përcaktuara për nivelin e zhurmës, përfshirë ata që shfaqin muzikë të lartë pa respektuar kufijtë, do të përballen me masa administrative të rënda.

Gjobat variojnë nga 2 milion lekë deri në 4 milion lekë, dhe në rast përsëritjeje, mund të arrihet deri në pezullimin e aktivitetit të subjektit.

Gjatë verifikimeve të kryera deri tani, është konstatuar një subjekt që ka operuar në kundërshtim me ligjin dhe është gjobitur me 3 milion lekë.

Policia e Tiranës do të vazhdojë kontrollin e pandërprerë dhe fton qytetarët të raportojnë çdo rast të ndotjes akustike përmes numrit pa pagesë 112 ose pranë komisariateve përkatëse. /noa.al

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al