Policia italiane arreston skifterin shqiptar 3 të tjerë në kërkim

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Autoritet italiane kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar në Albano Laziale. Arrestimi i shqiptarit ka ardhur pas një ndjekjeje të automjetit të tij. Në mjetin me të cilin udhëtonte i arrestuari mesohet se ishin edhe 3 pasagjerë që dyshohet se janë po shqiptarë. Ata arritën të arratiseshin në këmbë, pas rrëmujës së krijuar në zonën e ngjarjes.

Pas ndalimit dhe kontrollit, iu gjetën në makinë mjete që shërbenin për të kryer grabitje dhe pajisje të dyshimta që u sekuestruan si prova materiale. Dyshohet se shqiptari është pjesë e një bande skifterësh, që operonte në Castelli Romani. Pasi pikasi patrullën e karabinierëve, i riu u përpoq t’i shmangej kontrollit. Ai rriti shpejtësinë dhe tentoi arratisjen, por patrullat e bllokuan në ndjekje.

Ngjarja ka ndodhur orët e vona të 5 janarit, teksa në mjet ka pasur të paktën 4 persona të dyshuar. Shpejtësia e shoferit vuri në rrezik edhe efektivët e patrullës dhe shoferët e tjerë që qarkullonin në ato momente.

Midis sendeve të sekuestruara ishin një gërshërë elektrike, një kamxhik, një shkallë teleskopike, disa radio me dy drejtime, tre kapele, kaçavida dhe leva. I arrestuari nuk ka mundur të japë shpjegime të besueshme në lidhje me praninë e këtyre instrumenteve në bagazhin e tij, duke nxitur dyshimet e hetuesve. Gjithashtu shqiptari akuzohet edhe për rezistencë dhe kundërshtim të policisë.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top