JiL.al - Jeto i Lumtur

Policia me ‘dorë të hekurt’, arrestohen 6 persona në Tiranë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona në orët e fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar 2 persona për përndjekje ose dhunë ndaj ish-të dashurës. Gjithashtu, në pranga ra një person për vjedhje, 1 për ndërtim të paligjshëm dhe një tjetër, pasi ngiste makinën në gjendje të dehur dhe ka shkaktuar aksident në Mullet.

“Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin B. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj-ish të dashurës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj-ish të fejuarës së tij.

Scroll to Top