Policia me “dorë të hekurt” në Shkodër, vendos mbi 700 gjoba

Editor
2 Min Read

Policia Rrugore e Shkodrës ka vendosur mbi 700 masa administrative për shkelje të ndryshme, nga parakalimet e gabuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe deri te parkimi i gabuar.

Sakaq, janë proceduar penalisht 12 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur & pa leje drejtimi si dhe janë pezulluar 6 leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Shkodres, e angazhuar 24/7, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, në çdo aks të qarkut, për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun.

Gjatë sezonit veror, kur fluksi i lëvizjeve në akset rrugore kryesore të Shkodrës dhe të zonave bregdetare është në kulmin e tij, Policia Rrugore ka përforcuar kontrollet dhe monitorimin. Me patrullime të shtuara dhe përdorim të teknologjisë së avancuar, fokuset kanë qenë rritja e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimi i çdo lloj shkeljeje që mund të çojë në aksidente.

Gjatë 10 ditëve të fundit, në Qarkun Shkodër janë proçeduar penalisht 12 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur & pa leje drejtimi si dhe janë pezulluar 6 leje drejtimi.

Janë vendosur 717 masa administrative për shkelje të ndryshme, konkretisht:

262 për parakalime të gabuara ;
30 për mosvendosjen e rripit të sigurim
19 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit 
27 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse 
18 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit 
16 për mungesë të polices se sigurimit 
78 për parkim të gabuar
320 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor .
Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia apelon që të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangni përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, dhe të moderoni shpejtësinë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *