
Elbasan, 23 maj 2025 – Policia Rrugore e Elbasanit ka shtuar ndjeshëm kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, në kuadër të përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore. Gjatë periudhës 1–22 maj 2025, janë përdorur mjete bashkëkohore për monitorimin e lëvizjes së mjeteve dhe për evidentimin e shkeljeve.
Si rezultat i këtyre masave, janë arrestuar 16 drejtues mjetesh, ndërsa 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Po ashtu, janë vendosur 5,631 masa administrative, për një sërë shkeljesh që cenojnë sigurinë në rrugë. Konkretisht:
1,364 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
147 drejtues të ndëshkuar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
481 për përdorim të celularit gjatë drejtimit
1,221 për parakalime të gabuara
178 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës
925 për mosvendosje të rripit të sigurimit
92 për përdorim të xhamave të errësuar
356 për ndalim/pushim në kundërshtim me sinjalistikën
867 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor
Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë për sigurinë në rrugë. Kontrolli dhe ndërhyrjet do të vijojnë pandërprerë në të gjithë territorin.