Kosovë, policia zbulon një laborator për falsifikimin e dokumenteve

Editor
1 Min Read

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën se ka zbuluar një shtëpi në Prishtinë që ka shërbyer si laborator i sofistikuar për prodhim të dokumenteve të falsifikuara, përfshirë pasaportat, kartat e identitetit dhe patentë shoferët.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se ka arritur ta zbulojë shtëpinë pasi më 24 janar e ka ndaluar një automjet në të cilin ka gjetur dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës.

Policia ka thënë se në objektin e zbuluar ka arritur të sekuestrojë makina laserike, printerë, mbi 20.000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës.

Është bërë e ditur se Prokuroria e Kosovës është duke e hetuar rastin si falsifikim i dokumenteve dhe krim i organizuar./REL

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al