Ishte shpallur në kërkim për korrupsion ndaj policit arrestohet autori

Editor
2 Min Read

Kujtim Hoxha, 54 vjeç është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi rezultonte si person i shpallur në kërkim.

Gjykata e Tiranës në datën 12 prill 2024 e ka dënuar 54-vjeçarin me 4 muaj burgim, pasi ka tentuar të korruptojë me 50 euro një punonjës policie, kur e konstatoi të dehur në timon.

Kjo ngjarje sipas policisë, është shënuar në datën 9 prill 2024, në bulevardin “Bajram Curri”.

“Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari i shpallur në kërkim.   

Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Prrenjas, kapi dhe ndaloi shtetasin në kërkim Kujtim Hoxha, 54 vjeç, banues në fshatin Kotodesh.   

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 12.04.2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 muaj burgim, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, sepse më datë 09.04.2024, në bulevardin “Bajram Curri”, pasi është konstatuar nga punonjës i Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, i ka ofruar atij 50 euro, për të shmanguar ndëshkimin ligjor”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *