Postoi video duke ngarë makinën me 225 km/orë, ndëshkohet ministri turk i Transportit

Jil
Jil
1 Min Read

Ministri i Transportit në Turqi, Abdulkadir Uraloğlu, u gjobit pas publikimit të një videoje ku ai shihet duke drejtuar makinën tip “Audi” me shpejtësi 225 km/orë në autostradën Ankara-Nigdi, pothuajse dyfishin e kufirit të lejuar prej 140 km/orë.

Videoja, e shoqëruar me muzikë popullore dhe fragmente nga një fjalim i Presidentit Tayyip Erdogan, tregonte makinën duke kaluar automjetet e tjera në korsinë e shpejtësisë. Policia e trafikut e ndaloi ministrin rreth 50 kilometra jashtë Ankarasë dhe i dha një gjobë prej 240 eurosh.

Veprimi i Uraloğlu ka shkaktuar reagime të forta në mediat sociale, duke e detyruar ministrin të kërkonte falje publike dhe të postonte foton e gjobës në platformën X me shkrimin: “Ndjesë kombit”.

Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar 6,351 persona humbën jetën në rreth 1.5 milion aksidente trafiku në Turqi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania