Pranga 21-vjeçarit me armë zjarri e municion në Tiranë

Jil
Jil
2 Min Read

Policia ka vënë në pranga një të ri, i cili posedonte armë zjarri, municione dhe sende të tjera të jashtëligjshme.

Operacioni policor i koduar “Kryqëzimi” u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të kontrolleve dhe punës intensive për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.

E PAZAKONTË/ Të huajt që blejnë shtëpi në Sarandë thirrje për PROTESTË kundër “përbindëshit” 32 katësh! Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Gerald Qordja 21 vjeç, banues në Babrru.

I riu u ndalua nga shërbimet e Policisë te kryqëzimi i Valiasit, ndërsa po lëvizte me një automjet tip “Audi”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme, si rezultat i kontrolleve dhe punës informative, kundër armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”.

Arrestohet te kryqëzimi i Valiasit, një 21-vjeçar që posedonte armë zjarri me municion, armë të ftohtë, pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim.

Sekuestrohen sendet e kundërligjshme.

Në vijim të punës intensive, për identifikimin e shtetasve që posedojnë armë dhe cenojnë rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 finalizuan operacionin “Kryqëzimi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi G. Q., 21 vjeç, banues në Babrru.

Ai u ndalua nga shërbimet e Policisë, teksa lëvizte me një automjet tip “Audi”, te kryqëzimi i Valiasit.

Në vijim të veprimeve procedurale u kryen kontrolle në automjetin dhe në banesën e 21-vjeçarit, ku u gjetën 1 armë zjarri pushkë me municion, 1 armë e ftohtë (thikë), pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania