Sokol Bizhga ka marrë drejtimin e Policisë së Shtetit pas dorëheqjes nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Muhamet Rrumbullakut. Pavarësisht se për momentin, Bizhga është drejtor i komanduar, të gjitha gjasat janë që ai të jetë pasuesi i Rrumbullakut në këtë post.
Kjo për shkak se automatikisht me ligjin e ri të gradave dhe garimit, oficeri i krimeve me karrierën pothuajse më të gjatë në radhët blu, është edhe më i favorizuari për ta pasuar Rrumbullakun në postin e lartë, nëse do të garojë, përjashtuar ndonjë tërheqjeje apo parregullsie që mund të gjendet gjatë fazave.
Ai gëzon gradën Drejtues i Parë, ka gati tre dekada në Polici, ka mbajtur poste të rëndësishme në karrierë në të gjitha shkallët dhe nuk ka pasur problematika në dosjen e tij, si ato të pasurisë, shkeljeve apo lidhjeve me krimin.