Një i burgosur në burgun e sigurisë së lartë në qytetin e Burrelit prej më shumë se një muaji ndodhet në grevë urie.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për Valmir Hoxha, i cili vuan dënimin në këtë burg pas transferimit që i është bërë nga burgu i Reçit në Shkodër.
Ai kërkon që të transferohet pranë burgut të Reçit pasi ka edhe familjen aty, por deri tani autoritetet nuk e kanë aprovuar transferimin e tij.