Presidenti argjentinas Javier Milei merr nënshtetësi italiane

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Milei është aktualisht në Romë për të takuar kryeministrin e Italisë ultra të djathtë, Giorgia Meloni dhe për të marrë pjesë në një festival të organizuar nga partia e saj postfashiste ,Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë).

Të dy politikanët ruajnë një marrëdhënie të ngushtë: argjentinasi i dha Melonit një statujë të tij, në lidhje me paraqitjet gjatë fushatës së tij elektorale, në të cilën i vetëshpalluri “anarko-kapitalist” mbante një sharrë elektrike me zinxhir.

Dhënia e nënshtetësisë italiane Mileit, hasi në kritika të ashpra nga opozita.

Ajo foli për një “fyerje” dhe “diskriminim të padurueshëm” ndaj shumë njerëzve, që do të duhej të prisnin gjatë për këtë hap.

Aktualisht, shtetasit e huaj duhet të jetojnë në Itali për dhjetë vjet, përpara se të aplikojnë për natyralizim. Fëmijët e lindur në Itali nga prindër të huaj, nuk mund të aplikojnë për shtetësi deri në moshën 18 vjeç.

Partitë dhe organizatat e opozitës si Oxfam Italia kanë kërkuar tashmë që afati dhjetëvjeçar të shkurtohet në pesë vjet, për të kapur vendet si Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.

Megjithatë, koalicioni qeverisës i Melonit kishte refuzuar lehtësimin e rregulloreve.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, një shkallë relativisht e largët marrëdhëniesh mjafton që pasardhësit e emigrantëve italianë të mund të pajisen me pasaportë italiane.

Scroll to Top