Presidenti Begaj uron nga qyteti i Kavajës festat e fundvitit

Editor
2 Min Read

Presidenti Bajram Begaj ndau nga qyteti i Kavajës emocionet e fëmijërisë me persona të moshës së tretë gjatë një dreke që ai shtroi për ta me rastin e festave të fundvitit.

Gjatë bisedës me ta, pjesë e brezave që kanë dhënë kontribut gjatë veprimtarisë së tyre në fusha të ndryshme shoqërore për këtë qytet, Presidenti i Republikës theksoi se takime të tilla duhet të shërbejnë për sjelljen e të rinjve ndaj prindërve dhe brezave që kanë lënë gjurmë në shoqëri.

“Sot është emocion tjetër, i veçantë, për faktin që unë takoj intelektualë të ndryshëm në kategori të ndryshme arsimore e kulturore të qytetin tonë. Është vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë kontributin tuaj ndër vite. Shpresoj shumë që ky takim të jetë një lloj kujtimi i bukur për ne të gjithë. Siç keni bërë ju me prindërit tuaj, të bëjmë edhe ne për prindërit tanë, t’i kujtojmë, t’i nderojmë e respektojmë, dhe fëmijëve t’u japim një shembull se si duhet të sillen me prindërit e gjyshërit.

Ashtu si në dhjetorin e vitit të parë të tij si President i Republikës, kur vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë, edhe sot Kreu i Shtetit shprehu vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e brezave të mëparshëm, ndërsa rikonfirmoi angazhimin e tij për të qëndruar pranë qytetarëve.

“Unë ju premtoj se së bashku me Kryetarin e Bashkisë, z. Fisnik Qosja, do të bëjmë gjithçka që duhet për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të Kavajës. Më konsideroni njërin prej jush!”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi festa të gëzuara për bashkëqytetarët e Kavajës:

“Një vit të ri sa më të mbarë për të gjithë, me shëndet, me lumturi e begati, dhe qofshim kështu bashkë gjithmonë!

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *