Pretendoi se dronët Bayraktar po vëzhgonin ushtrinë serbe

Editor
1 Min Read

KOSOVË- Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka mohuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili pretendoi se dronët Bayraktar të Kosovës kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe. Gjithashtu u njoftua se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk koordinojnë operacionet me dron jashtë kufijve të vendit. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka theksuar se qëllimi i kapaciteteve të saj është të mbështesë operacionet brenda territorit të Kosovës.

“Kjo njësi është projektuar për të përdorur avionë pa pilot dhe normalisht kryen operacione edhe me dron TB2. Nuk ka asnjë lajm që ne të kryejmë operacione jashtë kufijve të Kosovës apo të koordinojmë me dikë. Qëllimi i kapaciteteve tona ajrore është të mbështesim operacionet në territorin e Kosovës”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në një përgjigje për The Geopost.

Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka pretenduar se dronët “Bayraktar” TB-2 të cilët Qeveria e Kosovës i ka blerë nga Turqia, më 5 dhe 6 qershor janë ngritur në lartësi prej 5800 metra me synimin për të vëzhguar pozicionin e ushtrisë serbe.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *