Një 23 vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme, pasi prindërit e kishin lënë vetën në makinë për orë të gjata, e si pasojë të temperaturave të larta i riu ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në Amarinthos të Evias në Greqi. Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç nga Durrësi, kanë gjetur brenda automjetit të tyre, të lënë të parkuar dhe të pasiguruar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdi Elezi 23 vjeç, i cili ishte pa ndjenja.Ai është transportuar në spital rreth orës 12:00 dhe në orën 23:37 ka ndërruar jetë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia greke ka arrestuar dy prindërit Petrit e Vezire Elezi me akuzën se kanë lënë të pafuqishëm djalin e tyre, i cili vuante nga një çrregullim neuropsikologjik, konkretisht autizëm.
Gjithashtu është urdhëruar kryerja e autopsisë së viktimës.