“Prioriteti i opozitës është reforma”, Spahia: Kërkojmë lista

Editor
1 Min Read

Ekrem Spahia, bashkëkryetar i LZHK-së, në rubrikën “Opinion” ka folur për tryezën opozitare lidhur me reformën zgjedhore, tha se kjo reformë mbetet prioritet për opozitën.

Spahia tha se fokusi për këtë reformë është: shqiptarët të shkojnë në zgjedhje dhe të votojnë të lirë.

“Kërkojmë një sistem proporcional kombëtar dhe në pamundësi të këtij sistemi, të paktën vendi të ndahet në 4 Rajone, ose zona elektorale, çka do të bënte që vota të kishte të njëjtën peshë si në Kukës, si në Vlorë.

Listat e hapura është pika e dytë. Nga 1991 deri më sot kemi një regres të dukshëm, ndaj dhe kërkojmë sot lista të hapura pasi janë në dobi të zgjedhësve”, tha Spahia.

Gjithashtu ai shtoi se votimi dhe numërimi elektronik janë dy kërkesa të tjerë. “Në pamundësi për të aplikuar në të gjithë vendin votimi dhe numërimi elektronik, të paktën në qarqet kryesore duhet të realizohet”, tha Spahia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *