Ra ashensori humb jetën një person Prishtinë:

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Isa Boletini’ në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka rënë në ashensor.

Burimet e Gazetës Sinjali, brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë dalë në vendin e ngjarjes pas thirrjes për ndihmë, ku kanë gjetur trupin e viktimës, vdekjen e të cilit e konstatoi ekipi mjekësor.

Sipas informacioneve, viktima nuk është identifikuar ende për shkak se nuk kishte me vete dokumente identifikuese, teksa dyshimet e para janë që ai është shtetas i Shqipërisë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *