JiL.al - Jeto i Lumtur

Pritet vetëm zyrtarizimi, Leo Messi do të fitojë “Topin e Artë”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Leo Messi do të fitojë për herë të tetë në karrierë Topin e Artë. Ky është lajmi që qarkullon prej kohësh dhe ka nisur të kristalizohet në orët e fundit. Pas triumfit në Botërorin 2022 në Katar, ylli argjentinas do të thellojë rekordin me trofeun prestigjioz individual.

Ceremonia zyrtare e dorëzimit të çmimit do të bëhet më 30 tetor në Paris. Kur kanë mbetur edhe pak orë nga mbrëmja gala, në mediat botërore nuk kanë më asnjë dyshim: Fitues do të jetë Lionel Messi.

Suksesi me përfaqësuesen e Argjentinës dhe fitimi i Kupës së Botës, trofeut të vetëm që i mungonte në karrierën e jashtëzakonshme, e kurorëzojnë 36-vjeçarin. Një sukses ku Messi ishte protagonist absolut dhe duke qenë se eventi u zhvillua në dimrin e vitit 2022, hyn në listën e turneve që merren parasysh për dhënien e çmimit.

Kjo do të jetë edhe hera e parë në histori, që Topi i Artë i dorëzohet një futbollisti i cili nuk luan në ligat europiane. Prej disa muajsh Leo është transferuar në Major League Soçer amerikane, ku luan me Inter Miami.

Për sa i takon trofeut në futbollin për femra, ai do ti shkojë Aitana Bonmatì. Mesfushores së Barcelonës, fituese e trofeut të Champions si Lojtarja më e Mirë e turneut, do t’i dorëzohet Topi i Artë për femra.

Scroll to Top