
Tiranë- Prokuroria e Tiranës ka shpallur sot pretencën për vrasësin Dan Hutra.
Prokurori Enklid Gjini kërkoi tre dënime të përjetshme për Hutrën për akuzën e vrasjes së tre grave, konkretisht dënim i përjetshëm u kërkua për vrasjen e Mevlute Sadikes, një tjetër për vrasjen e Hasime Datkut dhe po ashtu për vrasjen e Etleva Kurtit.
Për tre plagosjet, për të cilat prokurori tha se kanë ngelur në tentativë, kërkoi 35 vite burgim për vrasjes e mbetur në tentativë të Elena Hysës, 35 vite të tjera për vrasjen e Kujtime Hysës dhe 30 vite burgim për vrasjen e mbetur në tentativë të Marjona Gurakuqit.
Prokurori i kërkoi gjykatës që Dan Hutra të dënohet edhe me pesë vite burgim për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje, 7 vite burgim për mbajtjen e armëve pa leje dhe 3 vite burgim për prodhim të armëve të ftohta.
Pretenca u shpall dje ku në seancë i akuzuari përfaqësohej nga një avokat i caktuar nga shteti. Gjykata i ka lënë kohë të përgatisë mbrojtjen dhe caktoi seancën e radhës në 14 maj, ora 09:30.