JiL.al - Jeto i Lumtur

Prokuroria lejon Erdgysin të varrosë vajzën, policia e refuzon

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

I dyshuari në arrest me burg, Erdgys Arrazi ka dërguar një letër në Prokurorinë e Shkodrës që heton mbytjen e gruas së tij bashkë me tre fëmijët e tyre duke kërkuar që të marrë pjesë në varrimin e vajzës 9 vjeçe.

Në letër Erdgysi kërkon të jetë i pranishëm në përcjelljen për në banesën e fundit të vajzës së tij Ergesa, trupi i së cilës u gjet në lumin Buna nga një peshkatar i zonës.

Leja për të qenë i pranishëm në varrimin e vajzës së mitur ditën e sotme 6 maj në orën 14.00 është miratuar ngaprokuroiri Ledion Tema.

Leja e lëshuar nga prokuroria është shpërfillur nga Policia e Shkodrës. Ajo nuk ka lejuar Erdgys Arrazin të jetë i pranishëm në varrimin e së bijës.

Scroll to Top