Nis protesta para Kushtetuese kundër taksimit të profesioneve

Editor
1 Min Read

Ashtu siç ishte njoftuar, ka nisur protesta para Gjykatës Kushtetuese e profesionistëve të lirë, ku kërkojnë shfuqizimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat.

Sipas ligjit të ri, të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0 %, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për të vetëpunësuarit po tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14.000.000 lekë dhe mbi 14.000.000 lekë është vendosur tatimfitimi 23%.

Me dhjetra qytetarë, ofrues të shërbimeve profesionale, janë mbledhur paqësisht për të protestuar para Gjykatës Kushtetuese, teksa protesta është organizuar nga emisionit “Piranjat”. Gjitashtu, pjesë e kësaj proteste pritet të jenë dhe të gjitha partitë opozita parlamentare ose jo, ku kanë dërguar përfaqësuesit e tyre për të mbajtur fjalime duke ngritur zërin ndaj këtij shqetësimi.

Vetëm Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe ajo e Noterëve nuk ka dërguar përfaqësuesit e saj në këtë protestë.

Nga 1 janari 2024, kur ligji i ri nisi zbatimin me profesionet e lira, është paditur 4 herë në Gjykatën Kushtetuese. Seanca e parë për shqyrtimin e padive do të mbahet më 18 Qershor.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *