Protesta agresive në Bullgar 6 të arrestuar dhe 10 policë të plagosu

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mijëra protestues të partisë ultra-nacionaliste “Ringjallja” në Bullgari dhunuan dhe tentuan të hynin në ndërtesat e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Protestuesit lyen me bojë të kuqe fasadën e ndërtesave dhe tentuan t’i vënë flakën hyrjes. Gjithashtu hodhën dhe fishekzjarre, vezë dhe balona të mbushuar me bojë të kuqe.

Menjëherë në vendngjarje arritën autoritet dhe policia dhe raportohet se të paktën 10 policë janë lënduar dhe 6 persona janë arrestuar.

Në një konferencë për mediat zv.shefi i departamentit rajonal të MPB-së, Stefan Ivanov tha se protesta para ndërtesës së Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian nuk është autorizuar. Ai shtoi edhe se forcat policore kanë marrë masa për mbrojtjen e objekteve.

“Skena të furishme në Sofje, ku u vandalizua zyra e BE-së. Në Evropë, ne ushtrojmë të drejtën për të demonstruar në mënyrë paqësore. “Dhuna dhe vandalizmi nuk janë kurrë zgjidhje”, ka thënë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Scroll to Top