Opozita do të zhvillojë protestën kombëtare të radhës nesër, më 23 dhjetor, në orën 17:00, si pjesë e aksionit të mosbindjes civile.
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ftuar qytetarët që të bashkohen me protestën, duke u shprehur se demokratët e Degës nr. 16 të Tiranës, së bashku me banorët e Astirit dhe Unazës së Re, do të jenë prezent në shesh.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë aksion, duke shkruar në rrjetet sociale: “E hënë, datë 23 dhjetor, ora 17:00, Tirana proteston!”