JiL.al - Jeto i Lumtur

Protesta në 11 korrik/ Korreshi: Lirimi i Berishës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në 11 korrik, në protestën kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, opozita do të protestojë edhe për lirimin e Sali Berishës. I ftuar në një emision televiziv, deputeti demokrat Saimir Korreshi listoi arsyet se përse shqiptarët duhet të protestojnë, që nga skandali te shëndetësia, arsimi, por edhe Sali Berisha.

“Në Lushnje ka 4 ditë që uji vjen me fekale. Ne ishim në Kosovë dhe vura re që nafta kushtonte 1.26 euro, ndërkohë te në 60 lekë më shumë, si ka mundësi që ne kemi këto taksa pa fund. Shikoni sistemin arsimor, protesta sensibilizon njerëzit, duhet të dalin për vete, jo sa herë i thërret opozita, dhe një sinjal qeverisë që vazhdon dhe thotë që është mirë e bukur, por që ka njerëz që kan hallë dhe siklet, kjo është ajo çka protestat prodhojnë.

Protesta thërret qytetarët edhe për të liruar Sali Berishën, por jo vetëm për të liruar Berishën, por për atë që po i ndodh një lideri të një opozitë, të paktën të enjten ai duhet të ishte në Kuvend”, tha Korreshi.

Kur kanë mbetur gati 1 vit nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Partia Demokratike është ende e paqartë se cila do të jetë alternativa e saj përballë qytetarëve. Sali Berisha është një prej tyre, e ndërsa vetë Korreshi e pranoi se në rast të një gare të brendshëm për kandidat për kryeministër, përballë ish-kryeministrit në “arrest shtëpie”, të gjithë janë të humbur.

“Demokratët shqiptarë do ta gjejnë mënyrën se si të ofrohet një alternativë më të mirë. Ai e ka lënë të hapur kur dhe ne kishim mendim ndryshe, kur ishin kundër Berishës, ai e ka hapur atë rrugë për këdo që do të kandidojë, do ketë dhe një sondazh se si do të funksionojë dhe do japin shqiptarët një lider i ri për kryeministër apo Berisha, gjithë njerëzit kërkojnë ndryshim, por duhet parë se sa efikasë është ai ndryshim, nëse do kemi një ndryshim do kemi me një kartë që ka dhënë prova që nuk zhgënjen, deri sa të gjejmë atë person, do jetë Berisha.

Scroll to Top