Pse është keq të rregulloni shtratin tuaj menjëherë pasi të zgjoheni

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Rregullimi i shtratit në mëngjes ju bën më të lumtur dhe ju ndihmon të bëni një  gjumë më të shëndetshëm të natës më pas,  sugjeron një studim . Por ndonjëherë, edhe zakonet më të padëmshme mund të kenë disa efekte jo edhe aq të padëmshme, pasi shkencëtarët dalin me zbulime të reja të cilat na duket sikur një kovë me ujë të ftohtë është derdhur mbi kokën tonë.

Ne në  Bright Side na pëlqen t’i shikojmë gjërat nga këndvështrime të ndryshme, ndaj ju ftojmë të zbuloni se si një rutinë e zakonshme e mëngjesit mund të ndikojë në shëndetin tuaj.

Ju pret mysafirë të padëshiruar pikërisht mbi jastëkët tuaj.

ipas një  studimi , të marrësh kohë për të rregulluar shtratin jo vetëm që të qetëson mendjen, por bën një shtëpi komode për marimangat e pluhurit. Ju nuk mund t’i shihni ato pa mikroskop dhe mund të mendoni se vendi është i pastër, ndërsa në fakt nuk është ashtu.

Batanija juaj krijon një atmosferë të mrekullueshme për marimangat e shtratit.

Marimangat e shtratit duan të jetojnë në hapësirat e errëta dhe të lagështa të dyshekut dhe jastëkëve tuaj dhe ushqehen me qelizat e vdekura të lëkurës. Kur rregulloni shtratin tuaj në mëngjes, ju i “mbuloni” në mjedisin e tyre ideal me batanijen tuaj. Në mbrëmje ushtria (që tani është shumuar) fillon të bëjë punën e saj të pistë. Ndër efektet e pakëndshme, mund të ketë  acarime të lëkurës dhe madje edhe akne .

Marimangat e pluhurit dalin pikërisht në çarçafët tuaj.

Ndërsa ushqehen me qelizat tuaja të vdekura të lëkurës, ata lënë nënshkrimin e tyre në çarçafët tuaj. Po, marimangat dalin pikërisht në vendin ku supozohet të flini rehat pas një dite të vështirë. Feçet e tyre provokojnë shumë reaksione alergjike tek njerëzit. Mund të keni dhimbje në sy, teshtitje dhe madje edhe astmë.

Edhe nëse janë të vdekur, ato janë të dëmshme.

Si çdo krijesë e gjallë në Tokë, marimangat e shtratit kanë ciklin e tyre të jetës. Por edhe kur ata janë të vdekur, ju ende mund të thithni mbetjet e kufomave të tyre kur flini. Shkencëtarët pohojnë se kjo është potencialisht e rrezikshme për njerëzit që janë alergjikë, pasi thithja e këtyre “kufomave” mund të provokojë përkeqësimin e gjendjes së tyre.

Marimangat e shtratit kanë frikë nga rrezet e diellit.

Nëse e lini shtratin të pambuluar në mëngjes, marimangat ndikohen nga ajri në lëvizje dhe rrezet e diellit, të cilat janë vrasësit e tyre natyrorë . Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të lini shtratin tuaj të “marrë frymë” për disa orë, në vend që t’i “mbroni” këta djem nën batanije.

Kur i luftoni ato, mos përdorni spërkatës që vrasin insektet.

Burimi: brightside

Përkthyer nga: JiL.al. Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa autorizimin e redaksisë

Scroll to Top