JiL.al - Jeto i Lumtur

Kur humb një njeri të dashur ndryshon gjithçka, brenda teje

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Humbja e një njeriu të dashur është një nga përvojat më të vështira për t’u përballur, veçanërisht nëse njerëzit që na lënë, janë në lule të jetës. Dhimbja që rezulton shkakton ndryshime të thella brenda, sepse asgjë nuk është ashtu siç ishte më parë. Kjo metamorfozë e vështirë mund të përfshijë momente të dekurajimit të madh, por edhe mësime të çmuara në një nivel emocional. Ja disa nga gjërat që mund të ndodhin.

ASGJE NUK KA ME KUPTIM

Humbja e një të dashuri na detyron të përballojmë një moment të vështirë fatkeqësie, që mund të çojë në një depresion të shkurtër apo të gjatë. Kjo fazë e trishtimit, në të cilën gjithçka duket e pakuptimtë, është e pashmangshme dhe duhet të pranohet, ndoshta me ndihmën e një specialisti, nëse është veçanërisht e rëndë.

MESO TE VLERESOSH GJERAT E VOGLA

Faza e reflektimit që pason humbjen e një të dashuri na destabilizon nga koka deri te këmbët, dhe ato që ishin prioritetet tona, mund t’i nënshtrohen një transformimi. Ne gjithashtu vëmë re gjëra të vogla, të cilat nuk i dinim më parë, duke zbuluar rëndësinë e tyre.

NDJEHESH NE FAJ

Është e pashmangshme të rishikojmë momentet e kaluara së bashku dhe të gjitha ato kohë kur mund të ishim atje, dhe nuk ishim . Kjo ushqen ndjenjat e fajit që, nga njëra anë, nuk shërbejnë për të rimarrë atë që tani është humbur, nga ana tjetër mund të na nxisin të rishikojmë rëndësinë e disa gjërave. Dhe për të ndryshuar qëndrimin tonë.

RIZBULON SENSIN E KOMUNITETIT

Meqenëse prioritetet ndryshojnë shpesh, është e mundur që pas humbjes së një personi të dashur, të ndiheni më pak individualistë dhe të fokusuar vetëm te vetja. Pasoja është një rizbulim i ndjenjës së bashkësisë dhe ndarjes, dëshira për të bërë punë vullnetare dhe mirë për të tjerët.

RIZBULON VETVETEN

Momentet e pauzës ndihmojnë për të reflektuar, dhe nëse shoqërohen nga një dhimbje e thellë, ndonjëherë ato janë edhe më efektive në rizbulimin e vetvetes. Shpesh përparësitë ndryshojnë, kuptojmë atë që me të vërtetë pëlqejmë dhe atë çka nuk është më e vlefshme dhe nuk bën për ne, duke shtrembëruar identitetin tonë në disa raste. / MeB

Scroll to Top