Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Letoni-Shqipëri! Ja surpriza e Sylvinhos

Jil
Jil
1 Min Read

Shqipëria luan ndeshjen e katërt të kualifikueseve të Botërorit 2026, ku në Riga do të ndeshet përballë Letonisë.

Kuqezinjtë vijnë pas një barazimi 0-0 me Serbinë në “Arenën Kombëtare” tre ditë më parë dhe në fushë sot zbresin vetëm për fitore, për të ruajtur pozitat e vendit të dytë.

Ndryshimet më të mëdha në formacion vijnë nga mbrojtja, me Ismajlin dhe Kumbullën që zëvendësojnë Gjimshitin e Ajetin, teksa Sylvinho ka zgjedhur të lërë në stol Hysajn, duke nisur titullar Balliun

Pjesa tjetër është e njëjtë si në sfidën me Serbinë, teksa shiritin e kapitenit e ka marrë sulmuesi Rey Manaj, i cili gaboi një 11-metërsh në sfidën e kaluar.

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Letoni-Shqipëri! Ja
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania