Është publikuar një video e momentin kur topografi grek Panagiotis Stathis u vra në një atentat mafioz në makinën e tij në Neo Psychiko më 2 Korrik.
Në pamje, shihet atentatori i veshur me rroba të zeza dhe skafandër të bardhë në kokë që afrohet pranë viktimës, i cili po parkonte automjetin pranë zyrës së tij.
Autori i krimit nxjerr armën dhe qëllon nga xhami i shoferit në drejtim të 54-vjeçarit, duke zbrazur karikatorin e armës.
Më pas, atentatori e mbush sërish karikatorin dhe qëllon me plumba biznesmenin. Pasi u sigurua që 54-vjeçari kishte ndërruar jetë, largohet i qetë nga vendngjarja.
Një 44-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së topografit, por ai mohon akuzat.
Ndërkohë sipas protothema.gr, 44-vjeçari kishte bërë kërkime rreth jetës së viktimës.
Autori raportohet se ka kërkuar në lidhje me vendbanimin e Stathis, nëse do të shpërngulej dhe ku (në atë kohë thuhej se kishte ndërruar shtëpinë). Ndërsa dyshohet se po kërkonte edhe adresën e saktë të kompanisë së viktimës.
Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave burime, në celularin e të arrestuarit dyshohet se është gjetur një fotografi me armë, që ngjan me atë të përdorur në krim.
Gjithashtu një nga celularët e 44-vjeçarit është gjetur një foto e Panagiotis Stathis, që dyshohet se është bërë nga vetë autori i dyshuar pas një takimi që ka pasur me një biznesmen në Mykonos.
Klikoni linkun për të parë videon e atentatit të biznesmenit grek.