
LEZHË- Një 23-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të shtunë në Lezhë, teksa ndodhej me pushime me familjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 kur policia është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë se një i ri ka mbërritur pa shenja jete.
Viktima është shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë. Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.