Putin takon presidentin e Sirisë, ja çfarë i kërkoi

Editor
1 Min Read

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me prsidentin e Sirisë, Bashar al-Assad në Kremlin këtë të enjte.

Në  takim Assad tha se dëshironte të diskutonte ngjarjet globale dhe rajonale me Putinin, duke përfshirë skenarë për të ardhmen.

Presidenti rus e ka shtyrë udhëheqësin sirian drejt një takimi me presidentin turk Erdogan dhe Damasku kërkon ndihmën e Kremlinit për të frenuar Izraelin.

Rusia është përpjekur të lehtësojë një takim mes Asadit dhe Erdoganit të Turqisë.

Kjo sepse  Turqia ndërpreu lidhjet me Sirinë në vitin 2011 pas shpërthimit të luftës civile siriane, në të cilën mbështeti rebelët që kërkonin të rrëzonin Assadin.

Rusia e mbështeti Assadin në luftën civile të Sirisë, duke nisur një fushatë ushtarake që ndihmoi ta kthente valën e konfliktit 12-vjeçar në favor të tij edhe pse Perëndimi kishte kërkuar që lideri sirian të largohej.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *