Qarkullonte me armë zjarri, bie në prangat e policisë i riu

Editor
2 Min Read

Një 18 -vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë.  Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor “Sinjali”. 

Policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë, 2 krehra me fishekë, automjetin që drejtonte 18-vjeçari dhe celularin e tij.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Shkodër/Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armës së zjarrit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”, i organizuar nga Komisariati i Policisë Shkodër dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet në flagrancë 18-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 2 krehra me fishekë, automjeti që drejtonte 18-vjeçari dhe celulari i tij.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që posedojnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Sinjali”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi J. D., 18 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.

Në lagjen “Perlat Rexhepi”, shërbimet e Policisë sinjalizuan dhe ndaluan për kontrolle automjetin që drejtonte 18-vjeçari, ku gjetën 1 armë zjarri pistoletë të cilën ky shtetas e mbante pa leje dhe 2 krehra me fishekë luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *