JiL.al - Jeto i Lumtur

Qëllohet me armë zjarri drejt pikës së karburantit në Tropojë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Qëllohet me armë zjarri drejt një pike karburanti në Tropojë’

‘Më datë 07.08.2024, në Fierzë, në drejtim të pikës së karburanit dhe ambientit ndihmës, në pronësi të shtetasit Sh. D., 43 vjeç, banues në Fierzë, është qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit’, njofton policia.

Scroll to Top