Qëllohet me armë zjarri avioni, pezullohen disa fluturime në…

Editor
1 Min Read

Disa kompani ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Haiti, pasi një avion pasagjerësh që ishte nisur nga SHBA-ja u qëllua me armë zjarri teksa po përpiqej të ulej në Port-au-Prince, raporton “BBC”. Fluturimi 951 i “Spirit Airlines” që ishte nisur nga Flord Lauderdale në Florida u detyrua të largohej dhe të ulej sigurt në Republikën Domenikane në aeroportin e Santiagos.

Një stjuardese pësoi lëndime të lehta, u tha nga kompania ajrore, duke shtuar se asnjë pasagjer nuk mori lëndime. Është hera e dytë në tri javë që avionet qëllohen mbi kryeqytetin e Haitit. Haiti është në një krizë të thellë politike, ku bandat e armatosura po kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *