Qëlluan me armë 43-vjeçarin, arrestohet një nga autorët e dyshuar, dy të tjerë në kërkim.
‘Si rezultat i kontrolleve të kryera për kapjen e autorëve të plagosjes me armë zjarri, të ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Luz i vogël, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë kapur dhe vënë në pranga njërin prej tyre, shtetasin:
E. D., 26 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 26-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit V. T. dhe F. D. alias B. T., gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin E. D., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme’, informon policia./noa.al