
Korçë, 19 maj 2025 – Prifti Kristaq Viso ka pësuar një aksident të rëndë këtë të hënë, pasi ka rënë nga çatia e kishës ku shërbente në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, teksa ai po kryente punime për rregullimin e çatisë.
Sipas informacioneve paraprake, prifti ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme, duke pësuar dëmtime në kokë dhe në trup. Fillimisht ai u transportua në spitalin rajonal të Korçës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Burime spitalore bëjnë me dije se prifti ndodhet në kujdesin intensiv dhe po monitorohet nga mjekët specialistë. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit