Ra nga kati i katërt, balerini Eno Birko kalon rrezikun për jetën

Editor
1 Min Read

Balerini Eno Birko e ka kaluar rrezikun për jetën, pasi dyshohet të ketë tentuar vetëvrasjen pak pas mesnate duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte në rrugën “Margarita Tutulani” në Tiranë.

Burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Ngjarja ke ndodhur rreth orës 1:00. Sipas policisë, Birko është hedhur nga kati i katërt i pallatit, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe po merr trajtim mjekësor në spital.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi Eno Birko, 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, raportoi policia.

Balerini ka rrëfyer disa herë publikisht gjendjen e tij lidhur me varësinë ndaj alkoolit dhe luftën me depresionin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *